Askush nuk e kishte çuar nëpërmend që mediat serbe të shkonin deri këtu. “Alo” ka shkruar së fundmi një artikull, ku specifikon se mafia shqiptare ka ndërhyrë në Champions League dhe se ishin këta të fundit që kishin vënë baste në shuma të mëdha që Cristiano Ronaldo të dilte nga fusha e blertë me karton të kuq para kohe.
Një artikull i gjatë nga media serbe e cila specifikon se diçka e tillë ndodhi dhe në Botëror, ku gjyqtari Feliks Brysh vendosi kundër këtyre të fundit. Në artikull specifikohet se organet më të larta të futbollit duhet të nisëin hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të ndodhur në ndeshjen mes Valencias dhe Juventusit në Champions League.
“Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Feliks Brysh vështirë se do t’i shpëtojë përjashtimit këtë herë. Por është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të tregonte një karton të kuq ndaj Ronaldos. Ndonëse disa media shkruan se Brysh dëmtoi Serbinë pasi ishte shpërblyer nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh. Këtë herë, ato mjaftuan për t’i treguar kartonin e kuq Ronaldos, falë disa njerëzve me influencë të kriminalitetit shqiptar, të cilët kishin investuar miliona në bastet online se portugezi do të largohej para kohe nga fusha e lojës. Dhe fitimet nga ky bast ishin shumë të mëdha. Si të mos ishin, kur një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme përjashtohet nga Champions League”, shkuan “Alo” ndër të tjera në artikullin e botuar së fundmi.