Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Gjermani, ku do të qendrojë deri në datën 7, për të vijuar përgatitjet e ndeshjes ndaj Isnaldës, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të. Në faqen zyrtare të FSHF-së, njoftohet se kuqezinjtë kanë arritur në aeroportin e Frankfurtit, ku kanë pozuar së bashku dhe grupi duket shumë i bashkuar.
Njoftimi i FSHF-së:
Ka mberritur ne Gjermani, kombetarja shqiptare e futbollit, ne kuadrin e pergatitjeve per dy ndeshjet e rendersishme eliminatore te Euro 2020, kunder Islandes ne Rekjavik me 8 qershor dhe kunder Moldavise ne 11 qershor ne Elbasan. Ne oren 10.00 ekipi dhe stafi qe i shoqeron, kane lene pisten e Rinasit me nje avion te kompanise “Eurokoha”. Dy ore me pas, skuadra ka mberritur ne aeroportin e Kelnit. Pas procedurave rutine, ekipi eshte nisur drejt Frankfurtit. Rruges u ndalua per te ngrene dreke, ne nje restorant te njohur te zones. Duke qene se kjo dreke ishte programuar me pare, ky lajm ishte mesuar nga disa bashkeatdhetare, qe se bashku me femijet e tyre, kishin ardhur per te takuar ekipin kombetar. Pas kesaj ndalese skuadra vazhdoi udhetimin per ne Frankfurt dhe u akomodua ne hotel Rilano, ku do te qendroje, deri ne mengjesin e dates 7 qershor, ku do te niset per Rekjavik.