Teuta bën mrekullinë dhe vijon ëndrrën europiane!
Skuadra durrsake përmbysi disavantazhin 2-0 të regjistruar në stadiumin “Niko Dovana”, duke fituar 3-0 përballë Inter Eskaldes dhe kaluar në raundin e tretë të Conference League.
Ekipi i drejtuar nga Edi Martini ishte totalisht ndryshe nga ajo e një jave më parë, duke dominuar kundërshtarin që tregoi limitet në fushën e lojës.
Sebino Plaku ishte padyshim heroi i kësaj sfide, me 2 gola. Bomberi shënoi të dy golat brenda 90 minutëshit, për ta dërguar sfidën në shtesë.
Aty, Teuta u shfaq më pragmatiste dhe penalltia e shndërruar në gol nga Kallaku i dha Teutës biletën për në raundin tjetër. Në turin tjetër, Teuta do mas forcat me Shamrock Rovers.
Ndeshja minutë pas minute:
120′ Mbyllet sfida. Teuta kualifikohet me tej.
105′ Teuta fiton penallti. Nga pika e bardhe paraqitet Kallaku qe nuk gabon.
95′ Goditje perfekte nga dënimi e Kallakut, ndërhyn portieri vendas, duke u përplasur dhe me shtyllën. Pak frikë në fushë, por gjithçka shkon mirë
91′ Nis shtesa e parë
Mbyllet edhe pjesa e dyte. Inter Eskaldes e Teuta i drejtohen shtesave, pasi rezultatin i pergjithshem shkon ne 2-2.
90+4′ Cfare humbet Sebino Plaku. Sulmuesi neutralizohet nga portieri pak metra larg vijes fatale
90′ Aksione te njepasnjeshme, Teuta shume prane golit te trete.
80′ Sebino Plaku shenon dhe golin e dyte, Teuta barazon rezultatin e pergjithshem perballe Inter Eskaldes.
46′ Nis pjesa e dytë. Zevendesim te Teuta. Karabeci merr vendin e Gorgiev.
Mbyllet pjesa e parë. Teuta udhëheq me rezultatin 1-0 pas golit të Sebino Plaku në minutën e 24.
45′ Akordohen minuta shtesë
28′ Nderhyrje e gabuar ndaj kundershtarit, Albano Aleksi ndeshkohet me te verdhe
35 ‘Pas golit Teuta ul ritmin dhe pret nga kundërshtari.
24′ Aksion i bukur nga krahu i majte, Kotobelli hedh nje top ne zone dhe Sabino Plaku tund rrjeten
10′ Eskaldes pretendon për penallti, por për kryesorin gjithçka e rregullt
8′ Eskaldes afrohet me zonën e Teutës, fiton një goditje këndi
2′ Teuta e nis në sulm, ku tentoj te gjej golin
1′ Topin e parë nga qendra e nis Teuta.
Formacioni i Teutës:
Teuta: Frashëri, Kotobelli, Arapi, Aleksi, Todorovski, Daja, Emiliano Vila, Kallaku, Plaku, Seferi, Georgiev