Futbollisti i Tiranës, Michael Ngoo ka pozuar me këngëtarin Noizy. Miqësia e anglezit me këngëtarin shqiptar është e njohur, teksa ata u bënë bashkë edhe sot. Përpara derbit me Partizanin, Ngoo duket se është relaksuar në xhirrimet e një klipi, ku nuk mungonin as personat me kapuça në këngën hip-hop.
Ngoo pritet të jetë deçiziv në duelin derbi me Demat, teksa shpresa e madhe e tifozëve bardheblu është te anglezi, që edhe dy sezone më parë ka treguar nivel të lartë në këtë duel. Pas kalimit të Covid-19 dhe minutave në fitoren me Teutën, shtatëlarti duket gati për të hënë.