Kaizerslautern i Naser Alijit është kthyer te fitorja në Bundesligën 2 pasi ka mposhtur sot 1-0 në transfertë, ekipin e Grojther Furth.
Por, jo gjithçka ka shkuar më së miri për mbrojtësin e majtë të Kombëtares sonë, i cili ka dalë i përgjakur nga fusha e lojës, pas ndërhyrjeve të ashpra të kundërshtarëve ndaj tij.
Foton me kokën e gjakosur, Aliji e ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.