Kur na ndajnë edhe pak ditën nga zgjedhjet e 30 qershorit të shumtë janë ata që kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet. Kjo për shkak të krizës politike në vend dhe ku në garë janë vetëm disa Parti pasi Opozita ka vendosur të braktis këto zgjedhje.
Në rrjetet sociale janë të shumta postimet madje është hapur dhe një fushatë, “Edhe unë”, duke treguar refuzimin për të votuar. Në këtë fushatë nuk mund të mungojnë as sportistët. Një prej tyre është dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, i cili me anë të një postimi në Instagram i është bashkuar kësaj nisme duke refuzuar të votojë.
Postimi i Andi Lilës:
“#Edheune
Shqipëria jonë meriton zgjedhje europiane!
Shqipëria ka nevojë sot për mua dhe unë jam i vendosur t’i dal zot vendit dhe të ardhmes sonë europiane! Te gjithë bashkë mund t’ia dalim. Une jam gati!”, shkuan Lila në postimin e tij.