Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco e ka pranuar se është i interesuar që ta transferoj yllin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
“Riyad Mahrez është padyshim një lojtar i madh dhe interesant. Ai është një nga ata që Roma po ndjek “, ka deklaruar trajneri italian, De Francesco.
Mahrez shihet si zëvendës i Mohamed Salah, i cili i transferua te Liverpooli. Por, Mahrez kërkohet edhe nga Arsenali.