Një ndeshje futbolli u kthye në një ngjarje spekltakolare këtë fundjavë pasi ishte e para pas 5 vitesh në Alepon e shkatërruar nga lufta.
Skuadra Al-Ittihad mundi rivalët e tyre të qytetit Hurriya me rezultat 2:1.
Në Alepo nuk ka pasur asnjë ndeshje futbolli, pasi qyteti famëkeq u nda mes forcave të ushtrisë siriane dhe kryengritësve në vitin 2011.
Por qeveria rimori kontrollin e plotë të qytetit muajin e kaluar në një ofensivë të madhe dhe çlirimi i Alepo u përshëndet nga mbarë bota, pasi pothuajse të gjithë u përlotën nga videot e viktimave të bllokuar atje.