Këtë fundjavë rikthehet kampionati shqiptar. Kategoria e Parë do të dhurojë një ndeshje shumë interesante, sikurse është ajo mes Lushnjes dhe Tomorit, që do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 në “Roza Haxhiu”.
Kjo pritet të jetë si një klasike e Grupit B, pasi të dyja skuadrat kanjë histori në futbollin shqiptar, por në mes luhet edhe për diçka tjetër, ngjitja në Superligë. Mbetet për t’u parë nëse ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli do të mund të bëjë një ndeshje interesante në transfertë, ku të marrë 3 pikë ndaj skuadrës së Ilir Gjylës.