Luftëtari duket se nuk është dakord me 11-metërshin e dhënë në favor të të kuqve në minutat e fundit të lojës. Gjirokastritët kanë postuar në faqen zyrtare në facebook, një foto ku duket një vajzë që rrëzohet, duke ironizuar në këtë mënyrë skuadrën e Adolfo Sormanit.
Ky 11-metërsh ka shkaktuar shumë polemika, pasi rasti ishte i diskutueshëm. Megjithatë kjo tashmë ka mbaruar dhe të dy ekipet do të përgatiten për ndeshjet e radhës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.