Sot, Shqipëria U21 luajti ndeshjen për eleminatret e Euro 2021 ndaj Austrisë në stadiumin “Niko Dovana”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi u mundën me rezultatin e thellë 0-4, duke lënë një shije të hidhur edhe tek tifozët.
Tekniku Bushi para ndeshjes kishte bërë disa skema për të besuarit e tij, por që në fakt, rezultati i ndeshjes, ka bërë që në rrjetet sociale të “plasin” komentet. Në lajmin e publikuar nga neësport.al, ka komentuar edhe ish-lojtari i Partizanit, Alert Alcani, sot në rolin e trajnerit.
“Alamet skeme, bravo. S’e di ku i ka mësuar ky këto, se këtëj nga trajnerët tanë nuk e besoj. Ndaj ecim mirë ne, 2 ndeshje kemi pësuar 6 gola. Ok”, shkruan Alcani. Kujtojmë që në momentin që është bërë ky koment ndeshja ishte 0-2, por në fund është mbyllur me rezultatin 0-4.
Përvecc kësaj humbjeje, pak ditë më parë, Kombëtarja U21 ka pësuar një tjetër humbje 4-0 nga Franca U-21. Pra, në 2 ndeshje, skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka pësuar 8 gola dhe nuk ka arritur të shënojë asnjë.