Ferencvaros nuk arriti të dilte me pikë nga sfida e sotme në Europa League ndaj Betis. Skuadra hungareze u mposht 1-3 nga Betis në shtëpi edhe pse bënë një paraqitje të mirë. Golin e vetëm për Ferencvaros e shënoi Myrto Uzuni në fund të pjesës së parë.
Sulmuesi i Kombëtares përfitoi nga gabimi i mbrojtësit të Betis nga jashtë zone gjuajti saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, Betis kaloi në avantazh falë një autogol të Ferencvaros, ndërsa Tello në minutat e fundit vulosi në 1-3 ndeshjen.
“Sofa Score”, portali që merret me notat e lojtarëve ka zgjedhur Myrto Uzunin si “lojtarin e ndeshjes” me notën 7.9. Edhe pse skuadra hungareze u mposht, sulmuesi beratas ka marrë notën më të lartë duke lënë pas yllin e Betis dhe të Francës, Nabil Fekir që shënoi golin e parë për Betis.