Robert Lewandowski dëshiron ta largohet nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni, raporton Sport Bild.
Së fundmi, sulmuesi polak e ka ndryshuar menaxherin, gjë që i ka ndezur edhe më shumë thashethemet se ai është duke e planifikuar largimin nga “Allianz Arena”. Chelsea, Manchester United dhe Real Madridi janë në mesin e klubeve që lidhen me Lewandowskin.
Duket se Bayernit do t’i duhet të marrë vendim rreth polakut gjatë verës së 2018-s.