Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Emir Lenjani ka uruar për ditëlindje ish-kapitenin e kombëtares, Lorik Canën. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram me një nga momentet e udhëtimeve në avion së bashku me Canën, ku Loriku është duke fjetur dhe Lenjani ka bërë një selfie disi komike.
“Urime ditëlindjen kapiten! U bëfsh 100 vjeç dhe sa më shumë suksese në jetë”, shkruan Lenjani në përshkrimin e fotos. Lenjani dhe Cana ishin shokë skuadre sezonin e kaluar te Nantes në Francë.