Apolonia e ka marrë veten pas një nisje të vështirë të sezonit në Kategorinë e Parë. Ndeshja e radhës me Egnatian i ka bashkuar më shumë se kurrë tifozët bardhjeshilë.
Në një postim të fundit në Instagram, ata bëjnë thirrje për bashkim të fortë para ndeshjes me rrogozhinasit.
Apolonia dhe Egnatia renditen njëri pas tjetrit: Egnatia e pesta dhe Apolonia e gjashta përkatësisht me 13 dhe 10 pikë.
Të dielën luajmë një ndeshje vendimtare për të ardhmen! Jemi të vetëdijshëm që duhet të ishim më tepër pikë dhe më lartë në renditje, por situata të tilla i ndodhin çdo ekipi!
Kërkojmë mirëkuptim nga tifozët dhe duam një masë të madhe pjesëmarrjeje në stadium të dielën!
Java 9 | Apolonia – Egnatia, e diel, ora 14:00″.
Postimi i Apolonisë