Eni Imami pritet të largohet nga Dinamo. Vetë mbrojtësi në kanalet e tij të komunikimit është duke kërkuar për një tjetër destinacion pas rrëzimit të Nëndetëses në Kategorinë e Parë.
Mëngjarashi është parë dje pranë Vllaznisë në stadium, me shkodranët që mposhtën 2-1 Laçin në Air Albania dhe ngritën trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Pjesë e kuqebluve edhe para një sezoni, duket se Imami po “i shkel syrin” drejtuesve për një rikthim në Shkodër.