Partizani ia doli të kualifikohej në çerkefinalen e Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë mposhtën 1-0 Apoloninë në ”Gjorgji Kyçyku”, falë golit të Brown në minutën e 19-të.
Në Pogradec nuk mund të mungonin tifozët kryqytetas. Siç shihet në foto, lojtari i 12-të i Partizanit ka krijuar një atmosferë të zjarrtë dhe elektrizuese. Edhe pse masat ndaj Covid-19 nuk lejojnë tifozët në stadium dhe grumbullimet, tifozët e kanë gjetur gjithmonë mënyrën për të mbështetur të besuarit e Ilir Dajës.
Sezoni është i gjatë, me Partizanin që synon të rikthehet te sukseset jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticione të tjera.