Sebino Plaku ishte një nga lojtarët e Kamzës që nisi këtë edicion futbollistik me kryeqytetasit. Sulmuesi i njohur tashmë është pa skuadër pas përjashtimit të ekipit kamzali nga Superliga.
Ai vijon stërvitjen individuale, por krahas kësaj ka përfunduar me sukses edhe trajnimin për trajner teksa ka marrë licencnë UEFA B.
Pra, zyrtarisht Plaku është trajner dhe mund të drejtojë ekipet e Kategorisë së Parë ose të jetë zv. trajner në Superligë. Siç shihet, sulmuesi kryeqytetas nuk ka qëndruar duarkryq, po i është futur vrullshëm punës duke menduar për të ardhmen.