Skuadra e Kukësit, ditën e sotme do të luajë në “Elbasan Arena”, një ndeshje shumë e rëndësishme për javën e 18-të të Superligës ndaj Kastriotit. Në këto momente, verilindorët, sapo kanë shkuar në stadiumin e Elbasanit dhe janë të gatshëm për të marrë fitoren e radhës.
Në lidhje me këtë sfidë, trajneri Armando Cungu nuk do të ketë të gatshëm 3 lojtarë. Ardian Cuculi, Simon Rrumbullaku dhe Irakli Dzaria. Mbetet për t’u parë si do të shkojë ky takim.