Ditën e nesërme Superliga e basketbollit për meshkuj në Shqipër do të mirëpresë derbin e kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës. Ende pa u larguar mirë kujtimet e derbit në futboll, pallati i sportit “Fari Hoti” në orën 19:00, ditën e enjte do të mirëpresë edhe derbin në basketboll për meshkuj.
Dy klubet Partizani dhe Tirana janë afër me pikë në renditje, të kuqtë kanë 14 dhe ndodhen në vendin e 3, ndërsa bardheblutë 12 dhe janë në vendin e 5. Për sfidën e nesërme pritet që interesi i tifozëve të jetë po i lartë, teksa tifo-grupi i “Fanatics” ka njoftuar se do të jetë e pranishme në derbin e basktebollit.
Njoftimi i “Tirona Fanatics”:
Nesër, basketboll…te “Farie Hoti”!
Tirona Fanatics do te jet prezent neser, ne oren 19:00 tek “Farie Hoti” per te mbeshtetur cunat e basketbollit ne ndeshjen e rradhes me morrat.
Shkojme te gjithe bashke,per te mbeshtetur cunat, e per te marr fitoren ne salle…
Sa here doni e kur ta doni…