Mungonte vetëm prezantimi. Paulo Fonseca është zyrtarisht trajner i Romës.
Portugezi zbriti mëngjesin e sotëm në aeroportin kryesor të kryeqytetit, Flumicino, për tu drejtuar në orët e ardhshme drejt qëndrës stërvitore Trigoria, ku do të takohet edhe me futbollistët dhe stafin aktual të verdhekuqve.
Nesër, ish-trajneri i Shakhtarit do të kryejë vizitat mjekësore së bashku me stafin dhe lojtarët dhe të mërkurën do të drejtojë sesionin e parë të punës me ekipin e tij të ri. Një fillim i ri për Romën, që kërkon të rikthehet në vitet e lavdishme të saj.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.