Interi ia doli të fitonte Superkupën e Italisë ndaj Milan me sfidën që u zhvillua në Arabinë Saudite mbrëmjen e djeshme. Pasdiskutim kjo ëhstë një arritje edhe për mesfushorin shqiptarë, Kristjan Asllanin, i cili ishte në fushë për më shumë se 12 minuta.
Lojtari i kombëtares shqiptare fitoi kështu edhe trofeun e parë me fanelën e Interit, skuadër të cilën e simatizon që i vogël.
Në një sukses të tillë nuk kishte si të mungonte edhe skuadra e Empolit, me këtë të fudnit që ka bërë urimin më të vëçantë për Asllanin në rrjetet sociale, ndërsa i bën të ditur se të hënën do të përballen sëbashku.
“Urime Kristjan, shihemi të hënën”, janë fjalët e Empolit për 20-vjeçarin shqiptar.
Complimenti Kristjan, ci vediamo lunedì pic.twitter.com/IYu4xmd87r
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) January 19, 2023