Korabi ka zyrtarizuar lojtarin e katërt brenda ditës së sotme. Bëhet fjalë për shkodranin Danjel Jubani, i cili ishte pjesë e Korabit që në merkaton e dimrit. Mesfushori i djathtë ka zgjedhur të jetë dhe për një vit me skaudrën dibrane.
” Duket se Korabi është i lidhur fort me Shkodrën. Danjel Jubani, i cili iu bashkua Korabit në merkaton e dimrit, do të luajë sërish për ngjyrat bardhekuqe. Mesfushori i djathtë 22-vjecar ka rinovuar edhe për një sezon, duke dashur të jetë sërish protagonist, ashtu si në fundin e sezonit të kaluar, ku ishte pjesë e grupit që e ngjiti Korabin në Superligë. Mbarësi Jubanit”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Korabit.
Por përveç Jubanit ka nënshkruar edhe Vangjel Zguro.
“Vangjel Zguro është një tjetër mesfushor që ka firmosur për Korabin. 23-vjecari pogradecar ka luajtur në sezonin e fundit me Pogradecin, që ishte pranë ngjitjes në Superligë. Ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë, edhe Zguro ka nënshkruar kontratë njëvjecare. I urojmë mirëseardhjen Vangjel Zguros dhe suksese në sezonin e ri me Korabin”.