Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës është drejt startit, me tifozët që kanë bërë hapin konkret drejt stadiumit. Ndeshja më e rëndësihme e Kategorisë Superiore starton në 19:00 dhe policia ka marrë masat konkrete.
Siç raporton A2Cnn, uniformat blu kanë marrë masa të rrepta duke bërë kontrolle të specializuara me qen anti-eksploziv. Siç duket edhe nga foto, kontrollet kanë nisur dy orë përpara startit të ndeshjes më të madhe në Shqipëri. Mbarëvajtja e rregullt e kësaj sfide, duket se është në prioritetin e Policisë. Numri i madh i tifozëve, ka shtyrë forcat e rendit që të forcojnë masat e sigurisë.