Sherif Kallaku do të jetë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit për 4 vitet e ardhshme. Mesfushori i talentuar shqiptar ka nënshkruar kontratën me klubin kroat dhe tashmë do të lërë vendin tonë për t’iu bashkuar ekipit të ri.
Por, siç e do tradita, 22-vjeçari është përcjellë nga legjendat e futbollit shqiptar. Përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, ai shfaqet me Maksut Leshtenin, Mir Himën, Agim Çelën, Niko Janin, Çuf Idriin dhe Ed Zallën.
“Kënaqësi e madhe kur të përcjellin legjendat e Lokomotivës së Durrësit për te Lokomotiva e Zagrebit”, shkruan Kallaku në rrjetet sociale.