Grupimi i fansave të Kombëtares së Shqipërisë “Tifozët Kuq e Zi” ka vendosur të thyejë bojkotin dhe të kthehet të mbështesë ekipin tonë kombëtar për dy takimet e para të Ligës së Kombeve të muajit shtator me Izraelin dhe Skocinë. Ata kanë arritur mirëkuptimin me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Policinë e Shtetit për të mos patur prezencën e forcave të policisë nga seksioni ku ata qëndrojnë.
Me anë të një postimi në “Facebook” ata kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre në dy takimet e radhës.