Klodian Duro në një postim në rrjetet sociale shkruan se gjithmonë është diçka speciale kur kthehet në “Elbasan Arena”, sepse ai është stadiumi ku ai është rritur.
“Gjithmonë është diçka speciale, kur vij në një stadium ku unë u rrita me një ëndërr. Të bëhem një futbollist, por edhe ky burrë që unë jam sot”, shkruan Klodian Duro.
Duro pak javë më parë ishte trajneri i Kamzës, e ndërsa në vendin e tij është emëruar Ernest Gjoka. Mbetet për t’u parë nëse Duro do të drejtojë ndonjë skuadër tjetër së afërmi, apo ka vendosur që gjithçka ta nisë nga fillimi i sezonit të ardhshëm.