Futbolli në Shqipëri është ndërprerë për shkak të përhapjes së Coronavirus. Lojtarët e Kategorisë Superiore do kenë më shumë kohë të lirë për të qëndruar në shtëpi. Futbollisti i Tiranës, Albi Doka ka zgjedhur Playstation-in si një mënyrë për të kaluar kohën dhe për t’u argëtuar. Faktikisht, kjo është ajo që bëjnë shumë nga ata që dashurojnë futbollin. Doka ka qënë mjaft aktiv në rrjetet sociale këtë periudhë, e kjo dukej qartë.
Postime të shumta, story dhe lojëra të ndryshme të organiziuar online kanë qënë më kryesoret. Sa i përket rifillimit të lojës së luajtur, gjithçka varet nga normalizimi i situatës. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe po ashtu më e keqja le të ketë kaluar.