Dy futbollistët kroatë Tomislav Busic dhe Marko Radas ndoqën në “Selman Stërmasi” sfidën midis Tiranës dhe Flamurtarit. Kapitenët e Flamurtarit dhe Skënderbeut zynë vend në tribuën kryesore të stadiumit të kryeqytetit. Radas erdhi direkt nga ndeshja në Kamëz me vendasit, kurse Busic e pati të pamundur të luante, pasi kishte shqetësime fizike. Dita e sotme ishte zhgënjyese për të dy bashkëpatriotët, pasi si Flamurtari i Busicit dhe Skënderbeu i Radasit provuan shijen e hidhur të humbjes ndaj Tiranës dhe Kamzës (1-0).
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.