Pas fitores së madhe ndaj Skënderbeut pasditen e sotme, Reginaldo ka uruar skuadrën e tij Kukësi për triumfin e sotëm 1-0 ndaj kampionëve në fuqi.
Në Instagram, sulmuesi mozambikas e ka shprehur gëzimin e tij në gjuhën shqipe, krejtësisht ndryshe nga herët e tjera.
“Fitorja e madhe! Eja, Kukësi!”
Sulmuesi nuk arriti të shënonte as ndeshjen e sotme. Megjithëse e nisi takimin nga stoli, ai shpërdoroi një rast të pastër për gol duke kthyer topin pas, edhe pse kishte hapësirë të lirë përpara. Tekniku Cungu i tërhoqi vërejtje lojtarit duke theksuar pas takimit se në situtata të tilla, çdo lojtar duhet të mendojë të godasë portën. Reginaldo po kthehet në problem për ekipin, pasi prej