Kaio Jorge mund të quhet lojtari më i ri i Juventus. Djaloshi i Santos ka udhëtuar drejt Torinos, aty ku do nënshkruajë deri në 2026 me bardhezinjtë. Zonja e Vjetër ka fituar betejën me Milan dhe Benfica, duke bërë të vetin një prej talenteve të mëdha në Brazil.
Drejtoi sportiv i Juves, Federico Cherubini parashikon një pagesë prej 1.5 milionë eurosh këtë sezon te brazilianët dhe po aq sezonin që vjen, me Santos që mban një pjesë për kartonin e lojtarit. Paga e Jorge do jetë 1.5 milionë euro në sezon.