Dikur ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionatit shqiptar. Në prapavijë, në qendër të mbrojtjes, Erjon Dushku shkëlqeu me fanelën bardheblu. Por, një dëmtim e detyroi ta linte futbollin në moshë të re. Sot është 34-vjeç por duelet e tij do të kujtohen gjithmonë nga sportdashësit shqiptarë.
Marrë shkas nga kërcimi i jashtëzakonshëm i Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Juventus ku arriti të shënonte me kokë, ish-sulmuesi i njohur i Superiores, Rigers Dushku ka kujtuar pikërisht ish-qendërmbrojtësin e Tiranës. Duke krahasuar duelet përmes dy fotove, shtatlarti shkruan: “Kur një herë e një kohë i gjithë kampionati shqiptar kishte një gjeneral. Më frymëzoi ky Ronaldo”, përfundon ai.
34-vjeçari spikati më shumë te Tirana teksa kontribuoi përgjatë sezoneve 2010-2013 duke u aktivizuar në 67 ndeshje me 3 gola të shënuar.