Albert Xhani ka bërë një postim në rrjetet sociale ku kthehet shumë vite pas në kohë duke kujtuar derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Ish-presidenti i kuq mesa duket është bërë nostalgjik për atë fitore 4-1 kundër bardhebluve të luajtur në stadiumin legjendar “Qemal Stafa”.
Ai ka postuar dy fotografi, ku tregon rezultatin e asaj ndeshje, por edhe kapitenin Ardit Beqiri duke debatuar me Egert Bakallin. E sigurisht si mund të mos bëhesh nostalgjik për atë supersfidë, ku luhej edhe në fushë, por edhe në tribuna. Stadiumi “Qemal Stafa” asokohe ishte i tejmbushur dhe dekoret e dy tifozërive i shtonin bukurinë atij takimi.