Kamza është gati për Superioren. Java e parë starton me derbi në “Selman Stermasi” ndaj Tiranës, të shtunën në orën 19:45. Në një postim në rrjetet sociale kamzalinjtë kanë postuar një foto, ku tregojnë se janë të bashkuar dhe do të jenë të fortë sikurse një tigër, jo vetëm për bardheblutë, por për çdo skuadër që i del përpara.
Objektici është i qartë, nuk do të ketë luftë për mbijetesë, por nga ekipi kërkohet më shumë, ndoshta një përpjekje për t’u kualifikuar mes ekipeve që do të marrin pjesë në Europë. Megjithatë sezoni është shumë i gjatë dhe mbetet për t’u parë se si do të paraqiten 10 skipet e Superligës për vitin futbollistik 2018-2019-të.