Ethet e derbit tashmë kanë nisur të mbërthejnë kryeqytetin. Rivaliteti i këtyre skuadrave për vite me radhë ka bërë që në kryeqytet kjo sfidë të përjetohet në çdo shtëpi, qoftë ose jo tifoz i njërës prej ekipeve.
Teksa është vendosur që ndeshja ndërmjet Partizanit dhe Tiranës të luhet të hënën, Olsi Teqja ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook. Teqja shfaqet në një takim kundër Skënderbeut, por ajo që bie në sy janë ngjyrat bardheblu që ai ka vënë në diçiturë. Siç duket qendërmbrojtësi i Tiranës është krenar për ekipin e tij.