Prej disa ditësh, fusha e stadiumit “Selman Stermasi” i është nënshtruar një rikonstruksioni të pjesshëm. Shkak është bërë itensiteti i lartë i ndeshjeve që janë zhvilluar në këtë impiant në pjesën e dytë të sezonit.
Kjo ka qenë arsyeja e vetme pse dje nuk është luajtur ndeshja miqësore mes ikonave bardheblu dhe ish futbollistëve të Kombëtares. Ky aktivitet, me vlera kontribuese për sëmundjen e ish futbollistit të Tiranës Artur Lekbello, është zhvendosur në kompleksin “Dajti” në kryeqytet.
Fotografitë e botuara janë shpërndarë nga klubi bardheblu për të shpjeguar qartësisht të vërtetën e manipuluar nga disa media online.