Alpin Gallo nuk i ndahet ngjyrave bardheblu. Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Tiranës, aktualisht është i angazhuar në rolin e specialistit të futbollit në platformën “Tring” në komentet e ndeshjeve të Champions League.
Në sfidën e kthimit gjysmëfinale mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, e cila u luajt dje në mbrëmje, Gallo, siç duket edhe në foto ka zgjedhur të veshë uniformën bardheblu.
Alpin Gallo është një emër i njohur në futbollin shqiptar, ndërsa ka luajtur edhe me Dinamon, skuadër me të cilën është shpallur kampion në Superligë, e gjithashtu është aktivizuar edhe me Partizanin dhe disa skuadra të tjera të kampionatit shqiptar, por edhe me Thun në Zvicër, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kombëtares kuqezi.