Partizani mposhti ditën e djeshme Teutën në transfertë me rezultatin 0-1. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Eraldo Çinari në pjesën e parë dhe të kuqtë u rikthyen në krye të Kategorisë Superiore. Këtë ndeshje përmes celularit e ka ndjekur edhe Solomon.
Ish-sulmuesi u largua nga të kuqtë pak muaj më parë për të firmosur me Al Qadisia në Kuvajtë, por nuk e ka harruar ende skuadrën e Partizanit. Solomon ka publikuar një story në Instagramin e tij, ndërsa ka komplimentuar edhe Çinarin për golin e shënuar që i dha 3 pikë Partizanit dhe vendin e parë.