Edhe pse e deklaroi merkaton të mbyllur, klubi i Lirisë vazhdon të transferojë futbollistë.
Prizrenasit kanë arritur marrëveshje edhe me Elton Basriun.
Mbrojtësi në të kaluarën ka luajtur te Kamza, Elbasani, Bylisi, Fieri, derisa ka pasur edhe një eksperiencë në Serie D në Itali.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Lirisë, që pret shumë nga Basriu.