Ish mbrojtësi i Partizanit i cili ka qenë njëkohësisht edhe kapiten te të kuqtë, Ilir Shulku, në një dalje live në emisionin “Zona Gol” nga Ilda Bejleri ndër të tjera ka folur edhe për Partizanin dhe Tiranën:
“ E kisha shumë qejf Tiranën, më pëlqente shumë dhe kur ne luanim kundër tyre, kisha shumë emocione”, është shprehur ai teksa nuk mohon që bënte tifo për bardheblutë.
Kujtojmë që aktualisht ish kapiteni i kuq ka një rol të rëndësishëm në kampionatin shqiptar pasi ka postin e sekretarit të përgjithshëm në FSHF.