Mbrojtësi kuqezi Mërgim Mavraj ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto me trajnerin De Biazi direkt pas ndeshjes së djeshme.
Mavraj ka ironizuar mediat të cilat së fundmi kanë shkruar se mes trajnerit dhe mbrojtësit ka patur konflikte në lidhje me shiritin e kapitenit. Gjë e cila më herët është përgënjeshtruar dhe nga numri 1 i pankinës kuqezi. Siç mund ta shihni në foto, De Biazi dhe Mavraj, ndihen shumë mirë mes tyre dhe fotot e postuara e shfaqin më së miri këtë gjë.
Në foton e tij Mavraj poston një foto nën diçiturën “Me ish-trajnerin e Udinezes”.