Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan në lidhje me “Arenën Kombëtare”. Vasili ironizon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se stadiumi është “çalaman” dhe me patericë, e duke pasur një tribunë mangut.
Mirëpo, duke vazhduar me ironinë e tij, numri 2 i LSI-së, bën krahasimin e këtij impianti në kryeqytet, me atë të Juventusit, apo Real Madridit.
Stadiumi i Realit quhet “Santiago Bernabeu”, dhe deri këtu jemi në rregull, mirëpo ngatërresa ndodh me impiantin e bardhezinjve, që quhet “Allianz Stadium”, e jo “Allianz Arena”, sepse ky i fundit ndodhet në Bavari dhe i takon Bajernit të Mynihut.