Valon Ethemi dhe Besar Musolli i kanë uruar fat ish-lojtarit të Kukësit dhe shokut të ngushtë Donjet Shkodra. Në Instagram anësori 21-vjeçar nga Tetova dhe mesfushori veteran Musolli kanë shprehur konsideratën e veçantë për Shkodrën, i cili i lë vendin Eduart Rrocës.
“Dhurata më e bukur që kanë krijuar njerëzit pas urtësisë është miqësia. Sukseset më të mira!” (Valon Ethemi për Donjet Shkodrën).
Postimi i Valon Ethemit
“Në miqësi nuk ka zëvendësim. Sukseset e botës për ty, shoku im!” (Postimi i Musollit për Shkodrën).
Postimi i Besar Musollit
Donjet Shkodra largohet pas një viti. Në pjesën e dytë të sezonit, ai nuk arriti të garantonte vendin në formacionin titullar të teknikut Cungu duke kaluar një periudhë me shumë ulje-ngritje. Me ardhjen e Rrocës së fundmi te nënkampionët e Shqipërisë, qëndrimi i Shkodrës te Kukësi u bë i pamundur.