Disa prej lojtarëve të Tiranës kanë thyer rregullin e karantinës dhe janë stërvitur sot në stadiumin “Selman Stermasi”. Një gjë e tillë nuk lejohet aspak pasi njerëzit, përfshirë edhe lojtarët duhet të qendrojnë në shtëpi për të mos rrezikuar të preken nga coronavirusi.
Sot në fushën e “Selmas Stermias”, kanë zhvilluar stërvitje disa lojtarë bardheblu, ndërsa mesfushori Idi Batha ka zbuluar njërin prej tyre. Në formën edhe të shakas, Batha ka publikuar foton e Tefik Osmanit nga stadiumi dhe në dixhiturën e fotos shkruan: Gjobë, ja ku e keni atë që thyen rregullat dhe stërvitet në stadium”.