Vangjel Zguro nuk është më lojtari i Chattanooga në Amerikë. Njoftimin e ka dhënë vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ish-lojtari i Superiores, shkruan se i falenderon të gjithë në ekip, duke filluar që nga stafi i trajnerëve dhe tifozët.
“Do të thoja faleminderit të gjithë fansave të Chattanooga, trajnerëve dhe të gjithë stafit. Të gjithë ata që na përkrahën ne këtë sezon. Chattanooga do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe shtëpia ime e dytë. Unë ju uroj më të mirat si skuadër dhe shumë suksese në të ardhmen”, shkruan Vangjel Zguro.