Partizani nuk arriti ta niste vitin me fitore. Kampionët e vendit u mundën në transfertë 3-2 nga Skënderbeu. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, të kuqtë pësuan dy gola në pjesën e parë. Dalja me karton të kuq të Brojës dhe humbja e penalltisë së Telushit komplikuan gjithçka në ndeshjen debutese të trajnerit Sormani.
Një humbje që nuk ka lënë një shije të mirë të tifozët që kanë shpërthyer me komente negative në faqen zyrtare të klubit. Të shumta kanë qenë kritikat ndaj lojtarëve, drejteusve dhe trajnerit Sormani.
Më poshtë disa nga komentet në faqen zyrtare të klubit të Partizanit: