Gara për titullin kampion në Superligën e Kosovës ka qenë shumë interesante në këtë sezon, pasi është dashur vetëm java e fundit që të shpallet fituesi i titullit. Takimi i fundit ka qenë Feronikel-Prishtina (1-0), ku Feronikelli është shpallur kampion, duke mundur rivalin e drejtpërdrejt, pasi dieferenca mes këtyre ekipeve ishte vetëm 2 pikë.
Klubi i Prishtinës, me anë të një postimi ne rrjetin social Facebook lavdëron të gjithë futbollistët për sezonin e shkëlqyer që kanë bërë, duke dhënë gjithçka në fushën e lojës.
Postimi i klubit të Prishtinës:
Kokën lartë!
Të gjithë ata që iu njohin e din sa keni sakrifikuar për një vit gara
Krejt çfarë keni arritur e keni arritur vetëm me mundin tuaj
Humbja e titullit dhemb shumë, por mundin në 32 ndeshjet tjera askush s’mund t’ua humb
Gjenerata juaj do të mbahet në mend për çiltërsinë dhe karakterin e lartë që keni treguar
FC Prishtina ka vite që nuk ka pasur ekip më unik e të bashkuar, të drejt moralisht e sportistë të vërtet
Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara!