Erhun Obanor ka mbyllur sezonin parakohe, për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e e Kukësit ndaj Apolonisë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Kjo nuk e ka ndalur qëndërmbrojtësin që të shfaqet në stërvitje, ku sot ka kryer disa ushtrime nën kujdesin e veçantë të fizioterapistit Gazmir Kapellari. Rikuperimi do kërkojë kohën e saj, pasi lëndimi në gju është delikat për çdo futbollist.
Obanor ka zhvilluar 26 paraqitje këtë sezon në kampionat. Sa i përket Kupës së Shqipërisë, kemi të bëjmë me 3 ndeshje ku nigeriani ka zbritur në fushë.