Tirana e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin 2019-2020. Bardheblutë shpartalluan 3-0 Luftëtarin që në pjesën e parë, duke marrë momentalisht kryesimin e kampionatit në kuotën e 3 pikëve. Një fitore që i jep moral kryeqytetasve në objektivat, ku synohet kapja e zonës Europiane dhe pse jo mbyllja e sezonit me një titull.
Titullarë në këtë takim ishine dhe 5 prurjet e merkatos së verës, Dunga, Cale, Torasa, Batha dhe Osmani.Ishte pikërisht ky i fundit që përpos sigurisë në prapavijë tërhoqi vëmendjen me një veprim për tu duartrokitur.
Në jakën e fanellës së tij, 34 vjeçari kishte shkruan emrat e fëmijëve të tij, Teo dhe Irti. Një veprim që pritet t’i japë forcë Osmanit në mbarëvajtjen e sezonit, por që bën që pasardhësit e tij të distancohen nga skuadra e vendlindjes së tij, Skënderbeu.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.