Granit Xhaka ka falënderuar tifozët për mbështetjen ndaj Lincoln
Arsenal ka shënuar fitore të thellë prej 5:0 ndaj Lincoln City, ku ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup.
Pas kësaj fitoreje Xhaka ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetje.
“Një falënderim i madh për të gjithë ju tifozët që na mbështet sot”, ka shkruar Xhaka në Facebook.
Kujtojmë se para ndeshjes tifozët e Arsenalit kishin protestuar para stadiumit, duke kërkuar largimin e trajnerit Arsene Wenger